Zhaklina e futi në rulot, Oltës nuk i del inati me te…

Zhaklina e futi në rulot, Oltës nuk i del inati me te…

Olta Gixhari është shndërruar padiskutim në një ndër banoret më të komentuara të BBV Albania.

Së fundmi, ajo ka bërë një reagim lidhur me vendimin e Zhaklinës, e cila u shpall edhe më e preferuara e publikut, ku zgjodhi që të dërgonte në rulotë aktoren së bashku me tenorin, Armaldo.

Mirëpo, Olta nuk e ka lënë me kaq.
Teksa ka qenë duke biseduar me Luizin, ajo ka thënë për Zhaklinën: “Po të ishte e zgjuar, ajo duhet të kishte zgjedhur ty dhe Kiarën”.

Menjëherë, Luizi i mbështeti mendimin Oltës.
Diskutime e debate ka pasur së fundmi në “Big Brother VIP Albania”. Mirëpo, së fundmi, aktorja Olta Gixhari ka qenë duke biseduar me Amos Zaharian.

Aktorja ka theksuar ndër të tjera se mund të ketë edhe shoqëri në mes të rivalitetit të finales së BBV.

Madje, ajo “larg e larg” shprehu dëshirën se do të donte të shkonte në finale me Amosin.

“Ekziston një klishe që më të fortët zihen. Unë do kisha shumë qef nëse unë do isha një nga konkurrentët e fortë dhe ti gjithashtu, po flas vetëm për ne të dy, zëre se nuk ekziston asnjë, nëse do jemi ne dy nga më të fortët do doja të tregoja se edhe në një lojë me një mik mund të shkosh larg përdore, unë mund të shkoj në finale dorë për dore me ty”, tha ajo ndër të tjera.

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *