Vivien ka folur së fundmi me banorët e shtëpisë së “Big Brother” për raportin e saj me Getinjon. Ajo është shprehur e merakosur se si mund të jenë duke e parë familjarët nga jashtë.
Vivien ka treguar se prindërit nuk e kanë parë ndonjëherë me një djalë si reperi, i mbushur me tatuazhe.
“Unë kam hallin tim me Getin, me mamin…si janë gjërat andej, a janë tërbuar, a janë çmendur, a janë të qetë…ato s’janë mësuar me mua me një çun me tatuazhe, me të shkruajtur “killer instinct” e ke parasysh…As unë nuk jam mësuar, jam mësuar veç me çuna babi, palluqa, të urtë, nuk jam përzier. Unë Getin se njihja nga jashtë, kushedi si i ka fansat, mua më futet tmerri ashtu”, është shprehur ajo.