“Turpin e hanë me bukë!” Ardit Çuni reagon për herë të parë pas finales së “DWTS”

“Turpin e hanë me bukë!” Ardit Çuni reagon për herë të parë pas finales së “DWTS”

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata finale e programit te vallëzimit “Dancing with the stars”, ku me votat e publikut triumfoi Sara Hoxha.

Pas përfundimit të spektaklit konkurrentët bën reagimet dhe falenderimet e tyre, ndërsa Ardit Çuni duket se ngeli i pakënaqur.

Me anë të një postimi në InstaStory ai shkroi fjalët më të mira për produksionin, por nuk ngurroi të shprehte mendimin e tij për një pjesë të jurisë.

Arditi falenderoi Dalinën dhe Mandin për motivimin dhe suportin që i kanë dhënë, ndërsa shtoi se “për pjesën tjetër zgjedh të hesht”, duke iu referuar këtu Kledit dhe Valbonës.

REAGIMI I PLOTË I ARDIT ÇUNIT:

“Jam i lumtur dhe krenar sepse punova fort, sepse derdha djersë për 4 muaj për të dhënë shpirtin dhe për të treguar që puna mbizotëron mbi gjithçka. Faleminderit nga zemra publikut që çdo javë me komente, me mesazhe ka treguar që më do dhe më mbështet dhe që sinqeriteti në ekran duhet dhe vlerësohet akoma. Dalina faleminderit që me komentet e tua shpeshherë më bëje me krahe e shpeshherë më jepje motivim për të qenë më i mirë! Mandi gjithmonë suportues dhe që në javën e parë pe tek unë pretendin për të fituar çmimin e madh. Për pjesën tjetër zgjedh të hesht… është me mirë kështu! Mendoj që në këtë botë kaq të egër, secili e mban vetë përgjegjësinë e veprimeve, por ka dhe nga ato raste që siç thotë populli që “turpin e hanë me bukë”

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *